“Media online ka minuar lirinë e fjalës”/ Rama: Shoqëria dhe bota jonë është përballë sfidave të mëdha

11/10/2021 10:21

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në konferencën e OSBE për Europën Juglindore ‘Gazetari në kohë krizash’, ku ka folur për lirinë e medias dhe lajmet ‘fake’, duke pranuar se nuk është njeriu i duhur për këto takime.

Në fjalën e tij, Rama tha se shpifjet janë shndërruar në një problem të madh dhe se ka një nevojë të jashtëzakonshme për integritetin e medias.

Nëse e krahasoni me atë që po ndodh ditë pas dite në këtë fluks të pandalshëm informacioni përmes medias në internet dhe me sa herë ju duhet të shihn që jeni keqcituar, ndonjëherë edhe jo thjesht keqcituar, por edhe ekspozuar, duke thënë gjëra që as ju kanë shkuar nëpër mend, kjo është diçka përtej asaj apo këtij kërkimi për të përdorur fjalë të tjera për audiencë, për përhapje, pra çfarë po u bën atyre që janë në detyrë”, tha Rama.

Po të shkojmë tek njerëzit normal, çfarë dëmi u shkakton atyre. Është e papërballueshme, krejtësisht kriminale. Kur je politikan, mund ta stërvitësh veten t’i mbijetosh dhe t’i thuash vetes që “ja kështu janë gjërat” sic thotë legjendari Donald Trump. Të gjithë mënyrat për të kundërsulmuar janë të rrezikshme për veten se etiketohesh si një njeri që je kundër lirisë. Kur sheh fëmijët e tu, familjen tënde, familje e fëmijë të të tjerëve që ngacmohen publikisht me akuza të pabaza çfarë bën? Shkon në gjykatë po pastaj? Duhen vite që Gjykata ta përfundojë çështjen po ndërkohë dëmi është bërë, ndaj kur mendon po kështu që kapaciteti për këto gënjeshtra që të lexohen është se sa kapaciteti i së vërtetës për tu dëgjuar shndërrohet në një makth”, tha ai.

Për kryeministrin shqiptar ideja për të klikuar dhe për t’i thënë njerëzve diçka është një nevojë e jashtëzakonshme për integritetin e së vërtetës dhe medias.

Mendoj që një vijë mjaft të hollë dhe padyshim është përherë e rrezikshme që të përpiqesh të kombinojmë dhe të jetojnë në harmoni kur vjen fjala nga njëra anë për lirinë e gazetarëve dhe nga ana tjetër për të respektuar lirinë e qytetarëve. Kur vjen fjala për lirinë në internet, liria e përhapjes së kësaj medie ka minuar lirinë e fjalës. Dhe liria e përhapjes nuk mund të jetë njësoj me lirinë e fjalës”, tha kryeministri Rama.

FOTO GALERI
3/9

Top Channel