Në konferencën e OSBE për Europën Juglindore “Gazetari në kohë krizash”, kryeministri Edi Rama ka ndarë dy përvoja personale me dy media ndërkombëtare që donin të ishin tepër të saktë në botimin e artikullit.
Rama zbuloi kur i tha gazetares së “The New Yorker” që ishte e tepërt, ndërsa ajo iu përgjigj duke i thënë se mund të jetë e tillë, por ky lloj serioziteti dhe saktësie në punë i ka ndihmuar që të mos humbin asnjë çështje në gjykatën e SHBA.
Edi Rama: Është vërtetë shumë e rëndësishme që të lejojmë të jetë e mundur lirinë e fjalës që të lulëzojnë dhe të sigurohemi që kushdo që ka diçka për të thënë, të jetë në gjendje ta thotë. Kjo nuk mjafton. Na duhet të mbrojmë njerëzit dhe dua ta përmbyll me një përvojë personale nga disa kohë më parë.
Kur u ftova të shkruaja një artikull për “The Guardian”, në fillim të viteve 90 dhe ishte përvoja ime e parë me mediat ndërkombëtare. U trondita nga sa të saktë donin të ishin në botimin e artikullit tim të shkurtër. Donin të verifikonin nëse mund të ndryshonin titullin. Unë nuk kisha mundësi tu përgjigjesha sepse nuk kishim as celular dhe pritën të merrnin përgjigje prej meje.
Kjo përvojë u ndoq nga një tjetër edhe më befasuese me “The New Yorker”. Kaloi një javë dhe para se të largohej më thotë “Më duhet të të them se ka mbetur një gjë tjetër dhe duhet të përgatitesh që të kalosh një proces të kontrollit të fakteve të vetë artikullit tim”. Në fillim nuk e kuptova, por më pas e kuptova se për çdo njeri që përmendje në artikuj, çdo person të binte dakord me çdo fjalë të shkruar në artikull që e citonte. Kur i thashë që “është e tepërt”, “ndoshta” më tha, “kjo është arsyeja përse nuk kemi humbur asnjë çështje në Gjykatë në SHBA”.
Top Channel