
12/05 18:31
Filmi i fundit i Daniel Craig në rolin e James Bond, pati mbrëmë premierën e tij edhe në kryeqytetin shqiptar.
Në një event të organizuar me detaje, që të fusnin në atmosferën e filmit më të famshëm britanik, Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ambasadori i ri i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Alastair King-Smith, ishin mikpritësit e veçantë të të ftuarve VIP, të cilët u bënë pjesë e shfaqjes premierë.
Ministra, aktorët, gazetarë apo ambasadorë ishin pjesëmarrës në event.
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim është shfaqur më elegante se kurrë dhe e kuruar në detaje.
E veshur me një fustan të zi dhe një shall ngjyrë bezhë, ajo ishte kombinuar me një kuletë me shkëlqim.
Top Channel