Katër persona janë regjistruar në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit i pasojë e infektimit me Covid 19.

Ministria e Shëndetësisë njofton për 12 raste të reja 2.481 testime të kryera në laboratorët publikë dhe privatë. Kjo përkthehet në 0.48 për qind e të testuarve që kanë dalë pozitivë me koronavirus.

Po ashtu, janë shëruar 77 persona, ndërsa raste aktive janë 1.557.

Në 24 orëshin paraprak janë administruar 14,901 doza të vaksinave kundër koronavirusit. Që prej fundit të marsit, në total Kosova ka administruar 1.447.040 doza kundër koronavirusit. Prej këtij numri, 623.183 qytetarë janë vaksinuar plotësisht me të dyja dozat.

Qeveria e Kosovës synon që deri në fund të vitit të vaksinojë kundër koronavirusit 60 për qind të popullatës.

Top Channel