
Gigi Hadid poston foton e parë me Bradley Cooper, puthje pasionante mes çiftit në 30 vjetorin e modeles
05/05 08:45
Të pasionuarit pas peshkimit amator zgjedhin Vlorën për disa orë adrenalinë.
Gjithmonë mes rrëfimesh, të cilat siç thonë peshkatarët, s’duhen besuar gjithmonë.
Ka nga ata njerëz që këtë aktivitet e kanë rutinë të përditshmërisë së tyre. Çdo mëngjes ata mblidhen pranë kalatës së portit të mallrave, koha perfekte sipas tyre kur peshku i afrohet bregu për ushqim. Ky aktivitet është edhe një mënyrë për t’i qëndruar larg stresit ,lokaleve dhe veseve.
Peshkatarët shprehen se peshqit e kapur variojnë nga 3-15 kg. Një pjesë e saj shkon për tu shitur, tjetra është për konsum familjar. Ky është pasioni që ata e kanë marrë që në vegjëli dhe prej të cilit nuk mund të heqin dorë:
Top Channel