Policja e lartë në Australi shpall dorëheqjen prej dhunës në zbatim të masave kufizuese në Melbourne (fotot)

09/10/2021 21:16

Një zyrtare e lartë në shtetin australian të Victoria ka shpallur sot në një intervistë sensacionale dorëheqjen nga policia pasi dënoi taktikat e dhunës që po përdoren për zbatimin e masave të kufizimit të pandemisë në Melburne.

Rreshterja e vjetër Krystle Mitchell tha se dorëzonte distinktivin e saj për 16 vjetësh në shërbim, pasi ka parë shpërbërjen e lidhjes mes forcave të rendit dhe komuniteteve të qytetit të saj.

Aktualisht autoritetet në Melbourne janë vënë shpesh në qendër të vëmendjes për masat ekstreme te izolimit të shpallura prej disa javësh, megjithë një numër të kufizuar rastesh koronavirusi.

Protesta të gjera e të dhunshme janë mbajtur nga banorët e qytetit që janë përleshur me policinë dhe trajtuar ashpër prej tyre, teksa kundërshtojnë masat absurde të izolimit, mbajtjen e maskës në publik apo vaksinimet e detyruara.

Mitchell tha se prezenca e frikshme e policisë në qytet, e frikëson atë kur del pa uniformë.

“Kur jam me rroba civile e dal për vrap ose kur kaloj pranë policëve, kam të njëjtin nivel frike”, thotë ajo.

“Unë kam një përjashtim mjekësor nuk mund të mbaj maskë. Dola me partnerin tim për vrap në fundjavë dhe kishte police kudo. Ata thonë se po bëjnë patrulla sigurimi të komunitetit por nuk janë duke siguruar asnjë. Policia po tmerron komunitetin”.

Melbourne është një nga qytete më të goditura me urdhra izolimi në shtëpi që prej nisjes së pandemisë në  fillim të 2020.

Rezidentët kanë pasur një total prej 251 ditë në izolim, duke kaluar dhe ndjekësin e afërt Buenos Aires me 244 ditë në Argjentinë.

Mitchell tha se tensionet kanë arritur pikën e vlimit mes komunitetit dhe policisë.

“Kjo ka nisur prej marsit 2020. Policia ka ndryshuar tërësisht. Shumica e policisë kryen veprime që shkelin liritë e përditshme të një shoqërie demokratike”, tha ajo.

Melbourne ka qenë qendra e shumë protestave anti-vaksinim dhe anti-kufizime gjatë pandemisë.

Mitchell tha me shumë gjasa do të shkarkohej nga policia pas intervistës prandaj dha vendimit të dorëhiqej më parë.

Mitchell thotë se është themeluese e një grupi oficerësh policie që kundërshtojnë vaksinimin e detyruar të policisë.

“Unë po dorëhiqem pasi nuk ka shërim në shpirtin tim për mënyrën sesi po përdoret organizata që unë adhuroja, dhe sesi po shkatërrohet reputacioni i saj në Victoria”, tha ajo.

Policia e Victoria reagoi shpejt në një koment duke thënë se pikëpamjet e saj nuk reflektojnë ato të forcës së policisë.

FOTO GALERI
2/7
Ajo tha se ka parë shpërbërjen e lidhjes mes forcave të rendit dhe komuniteteve të qytetit të saj.

Top Channel