Libani zhytet në errësirë teksa të gjithë vendit i ndërpritet energjia elektrike (fotot)

09/10/2021 17:50

Libani është zhytur sot në errësirë teksa i gjithë vendi është përfshirë nga një ndërprerje e energjisë elektrike që pritet të zgjasë disa ditë.

E përditshmja britanike Metro thotë se rrjeti kombëtar i furnizimit ka ndaluar pas mbarimit të karburantit në dy stacionet kryesore të energjisë elektrike të vendit.

Impjantet al Zahrani dhe Deir Ammar ndaluan sot punën pas konsumimit të të gjitha rezervave të karburantit, duke ulur prodhimin e energjisë në më pak se 200 megavat (që mjafton vetëm për furnizimin e rreth 5,000 shtëpive).

Një zyrtar i qeverisë tha se ndërprerja mund të zgjasë të gjithë fundjavën, duke lënë popullatën prej rreth gjashtë milionë njerëzish në errësirë totale.

Zyrtari tha: “Rrjeti i furnizimit elektrik të Libanit ka ndaluar punë sot në mesditë, dhe nga ka gjasa që të rinisë deri të hënën, ose për disa ditë”.

Rrjeti Al Jazeera raportonte për protesta në qytetin verior të Halba, jashtë zyrave të kompanisë shtetërore të energjisë, si dhe rezidentë që bllokonin rrugët me goma të ndezura në qytetin e  Tripoli.

Ndërprerjet e energjisë elektrike kanë qenë një problem në Liban që prej fundit të luftës së viteve, për çka vendi i vogël mbështetet në importet e karburanteve.

Shumë qytetarë zotërojnë gjithashtu gjeneratorë me naftë, edhe pse furnizimi është me mangësi.

Në gusht të paktën 20 njerëz u vranë nga shpërthimi i një depozite ilegale karburantesh në veri të vendit.

Mangësitë e furnizimit shkatojnë radhë të gjata për ushqime, të cilat quhen nga vendasit  “radhat e turpërimit”.

Valuta e vendit ka humbur vlerën dhe qeveria është në krizë, megjithse ka ardhur në pushet pas shpërthimit kolosal të një viti më parë në portin e Beirut ku u vranë më shumë se 150 njerez në gusht të vitit të shkuar.

Shpërthimi ndodhi pas ndezjes së më shumë se 2000 ton nitrat amoni që ishin depozituar aty pa sigurinë e nevojshme.

FOTO GALERI
2/4
Impjantet al Zahrani dhe Deir Ammar ndaluan sot punën pas konsumimit të të gjitha rezervave të karburantit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA