Blendi Fevziu rikthehet pas 40 vitesh në shkollën fillore: Ja momenti më i sikletshëm!

09/10/2021 19:52

Ditën e sotme në emisionin “Më thuaj një dëshirë” në Top Channel, ka qenë I ftuar gazetari Blendi Fevziu. Ai është rikthyer pas 40 vitesh në shkollën e tij fillore në Tiranë ku ka kujtuar plot nostalgji dhe emocione momentet e kaluara aty.

Blendi ka marrë një dhuratë shumë të veçantë nga emisioni, e cila është një kornizë me karakteristikat dhe notat e Blendit, por sigurisht nuk mund tu shpëtonte as pyetjeve të fëmijëve. Madje një vajzë ka qenë kurioze nëse ai ka qenë gjithmonë tullac, e ndonëse paksa në siklet nuk ka ngurruar të përgjigjet.

“Jo, kam qenë me flokë madje kam këtu edhe një foto që ja tregova Fjoralbës, prit t’ja u tregoj”- ka thënë Blendi duke treguar telefonin.
Por veç kësaj një intervistë e veçantë me Blendin dhe dy histori emocionuese që nuk di të qeshësh apo të qash.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA