Murat Berekeshov dhe gruaja e tij Aislu vdiqën disa orë larg njëri-tjetrit, duke lënë jetimë pesë fëmijët e tyre, ndërsa policia ruse thotë se ishte ‘fat’ që nuk u shit më shumë nga shishet e vodkës vrasëse.
Pesë fëmijë të vegjël kanë mbetur jetime tekjsa prindërit e tyre ishin mes 26 njerëzve të vrarë nga vodka e prodhuar në mënyrë artizanale në Rusi.
Të tjera viktima priten nga tragjedia teksa 22 njerëz mbeten në spital pasi konsumuan alkoolin e rremë me përmbajtje të lartë metanoli toksik.
41 vjeçari Murat Berekeshov punonjës sigurie, bashkëshortja e tij Aislu, 39 vjeçe, po festonin blerjen e mobiljeve të reja për shtëpinë e tyre, duke pirë vodka.
Por ata nuk e dinin që pija e tyre ishte fallco, dhe të dy u dërguan në spital, për të vdekur më pas disa orë larg njëri-tjetrit.
Ata lanë pas pesë fëmijë me moshë një vjeç, dy vjeç, katër vjeç, tetë vjec e 12 vjeç, në qytetin Orsk, të rajonit Orenburg.
Të tjerë njerëz që u vranë nga dërgesa e vodkës fatale ishin pensionisti Aleksandr Sirotinin, 68 vjeç, Dmitry Karelin, 40, e Zhan Nurmakanov, 36 vjeç.
Dmitry Granchenko, 42 vjeç, po lufton për jetën në spital pasi konsumoi alkoolin e falsifikuar.
Përqendrimi i metanolit apo alkoolit metilik në trupin e viktimave ishte tre deri në pesë herë më i lartë se një dozë fatale, tha një zyrtar lokal.
Një prej shitësve të pijes vrasëse, Ildar Suyunshalinov tha: “E bleva alkoolin me shumicë në Orsk, nuk e dija se ishte vrasës.”
Policia tha se ishte një “mrekulli” që nuk ishin shitur më shumë nga pija vrasëse, pasi numri i viktimave do të kishte qenë shumë më i madh.
Metanoli është një alkool toksik që përdoret në industri si shkrirës, pesticid e në disa raste si karburant.
Të vdekurit ishin me moshë nga 36 deri në 72, raportonin mediat.
Disa prej tyre u gjetën në makina teksa shkonin në spital, pasi ksihin blerë shishet me etiketa që sugjeronin se ishte vodka nga rajoni i Siberisë.
Një hetim i gjerë ka nisur nga policia që ka rezultuar deri tani në arrestimin dy burrave dhe një gruaje.
Më shumë se 1,000 shishe janë konfiskuar, edhe pse alkoolil i rremë ka dallime të dukshme nga alkooli normal.
Top Channel