Tea në një marrëdhënie me shokun e Fatjonit, ish-konkurrenti tregon historinë e çiftit

08/10/2021 14:33

Ish-konkurrentja e “Për’puthen 2”, Tea Trifoni vazhdon të ketë vëmendjen e fansave, sidomos për anën sentimentale.

Ajo doli çift me Andin nga emisioni dhe bëri bujë kur zbuloi se ishte në një lidhje të fshehtë me Beartin, por as ajo marrëdhënie nuk zgjati shumë. Së fundmi, ish-konkurrentja ka treguar se po njihet me një djalë, me të cilën bashkë e ka bëri Fatjoni.

I ftuar në emisionin “Shqipëria live”, ai tregon se miqësia e përbashkët ka bërë që Tea të njihet me shokut e tij:

Ishim bashkë, na prezantoi tavolina, ata u panë, u pëlqyen, ndërruan numrat dhe folën me njëri-tjetrin. Nuk kam ndërhyrë fare se nuk më pëlqen kjo gjë. Dhe tani nuk e di a janë bashkë, se kam dy javë pa i takuar”.

Tea është pjesë e projektit më të ri në Top Channel, “Goca dhe Gra” dhe një nga ditët e xhirimeve ajo mori një buqetë të madhe me lule nga partneri i saj.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA