Ija, gjyshja e Bes Kallakut ka marrë vëmendje të madhe për mënyrën se si aktori e ka bërë të njohur pothuajse në të gjitha daljet publike, ku ka rrëfyer raportin e veçantë që ka me të.
Së fundmi, ai ka treguar se gjyshja ka udhëtuar drejt Londrës dhe nuk ka hezituar të përdorë një batutë për të. Në fotografinë që ka publikuar, e cilëson si “Mbretëresha e Bubqit” që ka marrë ftesë personale nga mbretëresha e Anglisë.
Madje aktori i dashur për publikun është shprehur me plot humor se ajo ka shkuar për të bërë masterin në rritjen e majdanozit.
“The Queen of Bubqi n’Londer, me ftese personale nga The Queen of England! Ka shku me bo master per rritje majdanozi ne kushte shpie. Zoti j’u rujt!”, shkruan Kallaku.
Top Channel