Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutua mbi një lajm që vinte nga Anglia, ku një baba kishte nisur një peticion me qëllim justifikimin e mungesave të vajzës së tij kur ishte me menstruacione.
Pjesë e diskutimit në studio ishte edhe Stela Nikolla, ish-konkurrentja e “Përputhen +40”, e cila ndau eksperiencën e saj.
“Mua më ka ardhur pak shpejt cikli, kam qenë gati në klasë të parë 7 vjeç. Nuk e dija çfare ishte, po mbaj mend mamin që vetëm qante”, kujtoi ndër të tjera ajo.
E ndërsa Bieta e pyeti sesi flet me vajzën e saj 10 vjeçare mbi këtë temë, Stela tha:
Ja kam shpjeguar pak fare dhe shumë thjesht. “Kur kam arritur të të bëj ty, më ka ardhur cikli. Është një cikël i jetës që ne femrat jemi të bekuara ta kemi.
Ti nuk do duash të kesh një vajzë kaq të bukur saç të kam bërë unë ty kur të rritesh?” Do ti që u emocionua kur ia shpjegova kështu dhe më tha “mami më pëlqeka dhe mua cikli”.
Top Channel