Foltorja e PD-së/ Berisha mbërrin në Elbasan, simpatizantë të shumtë e presin me ovacione (FOTOT)

08/10/2021 18:34

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur pasditen e sotme në Elbasan ku është takuar me simpatizantë të shumtë të tij.

Në foltoren për riorganizimin e Partisë Demokratike, në Elbasan, Berisha është pritur edhe nga deputetë aktualë të PD-së.

Në rresht të parë shihet Luçiano Boçi, i cili në këtë mënyrë deklaron hapur mbështetjen e tij për turin e ish-kryeministrit Berisha.

Foltorja në Elbasan ka nisur fillimisht me nderimin e himnit kombëtar, ndërsa më pas Berisha ka nisur fjalën e tij.

FOTO GALERI
2/18

Top Channel