![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/07/0-2024-07-27T004757.066-800x450.jpg)
27/07 00:50
Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur pasditen e sotme në Elbasan ku është takuar me simpatizantë të shumtë të tij.
Në foltoren për riorganizimin e Partisë Demokratike, në Elbasan, Berisha është pritur edhe nga deputetë aktualë të PD-së.
Në rresht të parë shihet Luçiano Boçi, i cili në këtë mënyrë deklaron hapur mbështetjen e tij për turin e ish-kryeministrit Berisha.
Foltorja në Elbasan ka nisur fillimisht me nderimin e himnit kombëtar, ndërsa më pas Berisha ka nisur fjalën e tij.
Top Channel