24/11 17:59
Një debat i ashpër ka nisur mes Bajos dhe Edit për shprehjen “Princ”. Ishte Ada që e cilësoi Bajon si Princ, gjë që nuk i ka pëlqyer aspak Edit, i cili është vetëquajtur i tillë në puntatat e mëparshme.
Edi ironizoi faktin që Bajo i shërbeu Adës duke i thënë se “Princi nuk është kamarier”. Ndërsa Bajo u nevrikos dhe nisi të diskutojë me tone të ashpra.
Edi: Mua nuk më pëlqen kur e krahason veten me Princ. Dihet kush është Princi këtu. E dyta se Princi nuk është kamarier.
Bajo: Nëse ti je Princ, unë jam Zoti.
Edi: Unë të shoh, ti nuk je Zoti im.
Bajo: Nuk ke nevojë të flasësh.
Edi: Është Zotit, pas Zotit vi unë prap, pastaj janë 500 shkallë e të tjerët.
Top Channel