Tre persona janë arrestuar të enjten nga policia në Tiranë, pasi akuzohen për kultivim kanabisi.

Tre persona janë arrestuar të enjten nga policia në Tiranë, pasi akuzohen për kultivim kanabisi.

Në një njoftim për mediat, policia tha se tre personat e arrestuar kishin përshtatur një shtëpi për kultivim kanabisi.

Nga i njëjti njoftim mësohet se pas një pune disa javore, u kapën shtetasit me inicialet: A.A., 28 vjeç, Xh.I., 54 vjece si dhe H.T., 50 vjeç, i cili kishte si detyre të ruante ambientin e jashtëm të banesës dhe të raportonte në dy të tjerët në rast se shikonte lëvizje të dyshimta.

Sipas policisë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata kishin përshtatur ambientin e një banese me aparatura që shërbejnë për tharjen dhe prodhimin e lëndëve narkotike.

Mësohet se gjatë kontrollit të banesës atyre iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 27 kg lëndë e dyshuar kanabis, një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, apartura që shërbejnë për tharjen dhe prodhimin e lëndës narkotike, doza me lëndë të dyshuar kokainë, një peshore elektronike dhe një automjet.

Tiranë

Finalizohet një tjetër operacion policor për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje. Operacioni policor i koduar “Aroma” i zhvilluar nga Seksioni i Narkotikëve dhe Sektori e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.6 dhe Forcën e Posaçme “Shqiponjat”. Kishin përshtatur banesën për kultivimin e bimëve narkotike, vihen në pranga 2 shtetas. Në pranga dhe një shtetas tjetër, i cili ruante ambientin e jashtëm të kësaj banese. Sekuestrohen 27 kg lëndë e dyshuar kanabis, një armë zjarri pistoletë, aparatura që shërbejnë për tharjen dhe prodhimin e lëndës narkotike, doza me lëndë të dyshuar kokainë dhe sende të tjera të kundërligjshme. Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë dhe Sektori për Krimet e Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.6 dhe Forcën e Posaçme “Shqiponjat”, pas një pune hetimore disajavore, finalizuan operacionin antikanabis të koduar ”Aroma”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit: A. A., 28 vjeç dhe Xh. I., 54 vjeçe. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin përshtatur ambientin e një banese, me aparatura që shërbejnë për tharjen dhe prodhimin e lëndëve narkotike, të cilën e paketonin dhe e bënin gati për shpërndarje me doza për përdorues të ndryshëm. Në vijim të operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H. T., 50 vjeç, i cili kishte detyrë të ruante ambientin e jashtëm të banesës dhe të raportonte te dy shtetasit e tjerë në rast se shikonte lëvizjeve të dyshimta. Gjatë kontrollit të banesës u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 27 kg lëndë e dyshuar kanabis, një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, aparatura që shërbejnë për tharjen dhe prodhimin e lëndës narkotike, doza me lëndë të dyshuar kokainë, një peshore elektronike dhe një automjet. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA