Kryeministri Edi Rama është shprehur se zgjerimi dhe anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor është përherë e më pak retorikë e Bashkimit Europian.
Kryeministri Edi Rama është shprehur se zgjerimi dhe anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor është përherë e më pak retorikë e Bashkimit Europian.
Në fjalën e tij në edicionin e 7 të Forumit të Ndërlidhjes Infrastrukturore me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Europës, Rama tha se procesi i zgjerimit do të vonojë dhe të paktën BE duhet ta përfshijë Ballkanin Perëndimor në veprime të përbashkëta.
“Ballkani Perëndimor të mbështetet për transformimin”, tha kryeministri.
Gjatë fjalës së tij, Rama nuk kurseu as kritikat në lidhje me mënyrën se si u veprua në fillim për vaksinat anti-COVID.
“Kjo ndodh për shkak të arsyeve zgjedhore dhe meqë ra fjala gjatë diskutimeve ju thashë që kam mësuar një teknikë të re për të zbuluar zhvillimet e të ardhmes së afërt, duke parë kalendarin e zgjedhjeve të tyre”, tha ai.
Për të, ndërgjegjësimi dhe vetëdija që ngel është gjithmonë e më lart për rëndësinë që Ballkani Perëndimor ka, për pozicionin që ka dhe për vetë arsyet që kërkojnë mbrojtjen e Europës nga emigracioni i paligjshëm.
“Sjell idenë se Ballkani Perëndimor duhet të mbështet më tej në procesin e transformimit. Një prej instrumenteve të rëndësishme që BE ka identifikuar si motor për të shtyrë transformimin para është plani ekonomik. Jemi të qartë për situatën dhe duam të bëjmë më të mirën”, tha Rama.
Kryeministri theksoi se nëse BE-ja nuk e mban fjalën për zgjerimin, atëherë objektivi i saj duhet të jetë ecja drejt nesh nëpërmjet një strategjie me veprime të përbashkëta, pa përsëritur nisjen dramatike të përgjigjes dramatike të pandemisë ku u lamë jashtë për planin për vaksinat.
Top Channel