Këngëtarja britanike Adele ka paralajmëruar një album të shumëpritur në studio, i pari pas një pauze gjashtëvjeçare.
Fituesja e shumëfishtë e Çmimit Grammy publikoi një ngacmim të shkurtër në rrjetet e saj sociale për këngën e ardhshme “Easy On Me”, e cila do të publikohet zyrtarisht më 15 tetor.
Thashethemet se ajo do të nxjerrë një album së shpejti filluan së pari nga një DJ kanadez i cili njoftoi në fund të shtatorit se Adele po përgatiste një singël të ri. Billbordet me numrin “30”, të cilat në fakt shënojnë emrin e albumit të saj të ri në studio, filluan të shfaqen në të gjithë botën javën e kaluar.
Adele njihet si një këngëtare që emërton albumet sipas numrit të viteve. Kështu albumi i saj debutues u quajt “19”, albumi i saj i dytë “21”, albumi i saj i tretë dhe i fundit “25”, por numri 30 ende nuk është konfirmuar si emri zyrtar i albumit të katërt.
Top Channel