Gruaja krijon lidhjen e veçantë me komunitetin e 200 trumcakëve rreth dritares (fotot)

07/10/2021 21:40

Studiuesja e universitetit të Kalifornisë, Melanie Barboni njihet ndryshe edhe si “pëshpëritësja e trumcakëve”.

Ajo ka krijuar një komunitet prej rreth 200 zogjsh që jetojnë gjithmonë jashtë zyrës së saj, madje ankohen kur gruaja ua sjell ushqimin me vonesë.

Deri tani ajo ka arritur të njohë 50 zogj të ndryshëm duke i thirrur atyre me emra, si për shembull Squeak, apo personazhet Stardust e Zircon.

Ata shihen shpesh duke qëndruar në gishtat e saj ose në monitorin e kompjuterit për t’u ngrohur.

Miqtë e saj e zgjojnë atë çdo mëngjes, duke kërkuar ushqimin: “Që kur isha e vogël ëndërroja të rrija nga afër me zogjtë,” thotë ajo.

“Imagjinoni gëzimin tim kur fillova këtë punë që më solli në Los Angeles, ku zogj të tillë jetojnë gjatë gjithë vitit.”

“Ata janë aq të bukur e aq inteligjentë! Ata i mbajnë mend njerëzit. Ata nisin të të njohin, dhe më pas në bazë të njohjes bashkëveprojnë me ty”.

“Kudo që unë shkoj ata janë aty … Mund të duket si diçka e ekzagjeruar emocionale por shumë njerëz ndihmohen nga kjo. Ata më bëjnë të lumtur. Kur ke një ditë të keqe, trumcakët ta zbukurojnë, ndërsa kur kalon një ditë të bukur, ata e bëjnë edhe më të bukur.”

FOTO GALERI
5/7
Miqtë e saj e zgjojnë atë çdo mëngjes, duke kërkuar ushqimin

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA