Shembet “Harku i të dashuruarve” në Itali në Ditën e Shën Valentinit, stuhitë zhdukin simbolin e Salentos 16/02 22:12
Moderatori i njohur Meriton Mjekqi ishte i ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku zbuloi detaje nga jeta personale e profesionale.
Ai pohoi se e mbylli emisionin e tij tepër të ndjekur në Prishtinë për ta risjellë në një format të ri në Tiranë. E ndërsa Bieta e vuri përballë disa pyetjeve të shpejta, 26 vjeçari nuk ngurroi të përgjigjej sinqerisht.
Bieta: Emri i një artisteje me të cilën do doje të bashkëprezantoje?
Meritoni: Me ty. Po realisht ke një energji pozitive, je pa skenar njësoj siç jam unë në emisionin tim, bën pyetje të lehta dhe përshtatesh me mysafirin, je e bukur.
Kjo përgjigje u prit me të qeshura nga Bieta dhe duartrokitje nga publiku.
Top Channel