Mot i qëndrueshëm dhe temperatura të larta, parashikimi për këtë të shtunë Qeveria po përdor aktet normative duke ndryshuar buxheti për të bërë shpenzime të panevojshme në kohë pandemie.
Akuzat janë ngritur nga opozita dhe përfaqësuesit e Presidentit në Komisionin e Ekonomisë, ku ky i fundit ka rrëzuar me votat e mazhorancës dy dekretet e Metës, aktin normativ për ndryshimet e buxhetit dhe atë për ligjin organik të buxhetit që shtyn në kohë konsolidimin fiskal.
Deputetët e opozitës dhe përfaqësuesit e Presidencën deklarojnë se ndërhyrjet në buxhet nuk justifikojnë emergjencën.
Debate ka shkaktuar edhe rritja e nivelit të borxhit publik ndikuar së tepërmi edhe prej tërmetit e pandemisë. Me aktin normative me fuqi ligji ekzekutiv ka thyer rregullin fiskal dhe borxhi pritet të kapërcejë këtë vit 80%, duke hedhur poshtë edhe rekomandimet e FMN-së që bën apel për prioritizim të investimeve publike dhe më shumë vëmendje në kujdesin shëndetësor e mbrojtjen sociale.
Top Channel