Në një kompleks gjigant të vendosur në një ish-fermë kolektive sovjetike, punonjësit mbledhin kaviar të zi nga peshqit blin, dhe fitimet janë të mëdha.
Ferma ndodhet në rajonin separatist pro-rus të Moldavisë, Trans-nistria.
Në pamjet që disa mund të konsiderojnë të vështira, punonjësit nxjerrin vezët e zeza nga barku i blinëve, të cilat kompania Aquatir, shet për qindra dollarë pakon në të gjithë botën.
Por thesari i vërtetë i rajonit janë blinët albinë, të cilët prej vitit që vjen prodhojnë haviarin në ngjyrë floriri, i cili blihet nga më të pasurit e planetit.
Drejtuesja Viorica Grimakovskaja thotë se haviari i bardhë vlen rreth $20,000 për kilogram, dhe paketohet në kuti floriri.
Rreth 20 peshqit albino që kompania zotëron i zbuloi rastësisht në treg dhe i bleu për t’i shumuar.
Kompleksi Aquatir i themeluar në vitin 2006, 15 vjet pas luftës së shkurtër me të cilën Transnistria u nda nga Moldavia pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.
Top Channel