Argjendi fshin foton me Ritvanën/ Mikela e plas në studio: Të dy janë takuar jashtë. Ja si e kuptova

06/10/2021 20:28

Takimi mes Argjendit dhe Ritvanës ishte ai që u transmetua në puntatën e sotme të “Për’puthen” në Top Channel. Ky ishte takimi i dytë për çiftin, por pas disa takimeve që kishin pasur me konkurrentë të tjerë.

Mes të tjerash Argjendi shpjegoi se kishte fshirë foton që kishte hedhur në Instagram me Ritvanën, për shkak se ajo kishte bërë një zgjedhje tjetër një javë më parë.

Argjendi: Ditën kur u bënë zgjedhjet e tjera dhe mu duk sikur u larguam nga njeri-tjetri, pash profilin dhe thash sa kuptim ka të kem një foto me Ritvanën, sikur të jemi ishim çift, përderisa ne vetëm po njihemi dhe postimi i fotos në profil ishte pak i nxituar nga ana ime. Reflektova më vonë.

Ritvana: Unë e pyeta Argjendin që nëse do të kisha ftuar në takim do ishte prap ky veprim i nxituar dhje ai më tha jo do ta mbaja.

Argjendi: Automatikisht jo se do vazhdonte ajo që ishte mes nesh, në momentin që step njeriu reflekton. Ajo që kemi me njeri-tjetrin nuk ftohet në asnjë mënyrë.

Në këtë moment konkurrentja tjetër, Mikela tregoi se Argjendi dhe Ritvana ishin takuar jashtë programit dhe foton që e kishte postuar Ritvana në Instagram e kishte fshirë menjëherë.

Mikela: Po pse nuk i ripostove foton ditën që e përcolle për në shtëpi? Kishte hedhur një story Ritvana që i jepte makinës Argjendi, ishte dora e Argjendit, byzylyku dhe e fshiu dhe unë e pash këtë gjë.

Ritvana: Ishte një video e nxituar, Argjendi po më çonte në shtëpi, por asgjë më shumë se aq.

Argjendi: Kemi folur, kjo ishte në qytet dhe i kam thënë nëse do të të shoqëroj në shtëpi, kam shkuar e kam marrë me makinë dhe e kam shoqëruar deri në shtëpi, rreth darkës ka qenë.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA