“Rusia po e mashtron Serbinë për Kosovën”/ Moska ka “firmosur“ një dokument…

05/10/2021 13:59

Rusia po i  bën një mashtrim të madh Serbisë kur vjen fjala për Kosovën, thotë ish ministry i jashtëm serb, Vuk Drashkoviç.

Drahskoviç foli në dokumentarin “Virussia” e tha se Beogradi e humbi Kosovën me kapitullim pas Marrëveshjes së Kumanovës. “Si, Rusia po e mbron dhe e ruan sovranitetin tonë mbi Kosovën?

Kjo do të thotë se Rusia po mbron atë që ne nuk kemi.  Që është e humbur me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit, sepse me këtë Rezolutë shteti i Serbisë, me të gjitha institucionet e veta, pas kapitullimit me Marrëveshjen e Kumanovës dhe luftën me Aleancën e NATO-s, është dëbuar nga Kosova. Dhe për këtë Rezolutë ka votuar edhe vete Rusia”, shprehet ish shefi i diplomacisë serbe. Ai foli dhe për ndikimin e diplomacisë ruse në Ballkanin Perëndimor, e tha se urrejtja mes serbëve, con ujë në mullirin e Moskës.

Për interes të Rusisë, me një buton të prodhohet prapë urrejtje në mes të serbëve. Gënjeshtra gjithmonë është në përparësi të madhe ndaj së vërtetës”, pohoi Drashkovic. Branko Çeçen nga Qendra për Hulumtime të Gazetarisë në Serbi, mendon se Rusia sheh interesat e saj dhe se nuk ka asnjë lidhje me marrëdhëniet vëllazërore.

 

 

Top Channel