Gruaja dhe zhytësit që notojnë me peshkaqenin më të madh të botës (fotot)

05/10/2021 21:46

Një ditë Ocean Ramsey dhe grup i saj ishin në brigjet e Oahu, në Hawaii, kur provuan një eksperiencë që vjen rrallë në jetë.

Ambjentalistja e biologia e njohur detare me grupin e zhytësave’One Ocean Diving’ hasën një nga peshkaqenët më të mëdhenj të parë ndonjëherë.

Ata kaluan kohë miqësore me një femër peshkaqen të bardhë 7 metra të gjatë, dhe mësuan shumë prej saj.

Peshkaqeni u fërkua disa herë te baraka e tyre për t’u prezantuar dhe anëtarët e grupit menduan se ajo mund të ketë një arsye të rëndësishme për ta bërë këtë.

“Ka një teori se kur femrat e mëdha vijnë këtu ato janë shtatzënë dhe ndjekin balenat”, thote Ocean.

Në zonë ishte kufoma e një balene të vdekur dhe nga larg peshkaqeni shihej që iu afrua për të ngrënë prej saj.

“Peshkaqenët kanë një rol të caktuar në ekosistem, duke ngrënë nga të vdekurit, duke vrarë të dobëtit apo të plagosurit, si për të ruajtur balancën e niveleve trofike”.

Fotografitë si këto të Ramsey që luan me peshkaqenin janë vetëm një ilustrim i vogël i mënyrës sesi grupi i saj dëshiron që bota t’i konsiderojë ata.

Popullata e këtyre gjigandeve detare po zvogëlohet në Hawaii prej mungesës së legjislacionit.

Ata thanë se me imazhet e videot e tyre të nisë lëvizja për krijimin e legjislacionti të mbrojtjes së tyre në Hawaii e vende të tjera të botës.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA