Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u rikthye historia e Drineda Avdi, 28 vjeçarja nga Bilishti që përloti gjithë shqiptarët.
Pas kontributit financiar të të gjithë shqiptarëve ajo mundi të operohej në Turqi, duke fituar betejën me sëmundjen pas 5 muajsh qëndrim në spital. Mirëpo tani që po përpiqet t’i kthehet jetës normale, Drinedën e shqetësojnë të tjera probleme.
Ajo rrëfeu për “Ftesë në 5” se është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nga ish-bashkëshorti, me të cilin i ka dhënë fund marrëdhënies për arsye tradhëtie nga ana e tij. “Kam denoncuar në komisariat dhënën dhe u pajisa me urdhër mbrotje pas 4 denoncimesh”, rrëfeu e tronditur ajo, ndërsa pohoi se as ky urdhër mbrojtje nuk e kishte penguar të shoqin ta dhunonte.
Ajo tregoi ekskluzivisht një video në makinë, ku fillimisht dëgjohen të shara nga ish-bashkëshorti dhe më pas klithma e të qarat e Drinedës. “Tentoi të më mbyste dhe e gjithë kjo është bërë në sy të fëmijës”, rrëfeu Drineda.
Kjo ngjarje tronditi edhe të ftuarit e pranishëm në studio, përfaqësues nga shoqata në ndihmë të grave dhe fëmijëve të dhunuar që i premtuan se do të kujdeseshin për situatën e saj.
Top Channel