Shqiponja mistike ‘Harpy’, predatori më i madh në botë i pyjeve tropikale (fotot)

04/10/2021 21:41

Shumë e kanë krahasuar zogun e mistershëm me nje person që maskohet si zog, apo ndoshta një ‘Pokemon’. Disa të tjerë mund t’i shohin të dyja te ajo.

Ky shpend i fuqishëm predator që mund të arrijë deri në 1.5 metra lartësi, ka një gjatësi të hapjes së krahëve deri në 2.5 metra.

Shqiponja ‘harpy’ jeton në pyjet tropikale amerikan-jugore dhe pamja e saj e pazakontë e madhështore e ka bërë shumë të njohur.

Ky është zogu më i madh në botë dhe për të bërë krahasimin, shqiponja tullace e SHBA peshon deri në 5.5 kilogramë, ndërsa ‘harpy’ peshon deri në 9 kilogramë.

Si meshkujt edhe femrat kanë pendë të mëdha të zeza, gri e të bardha, ndërsa pendët e ngritura prapa kokës së tyre i japin atyre shprehjen e habitur të fytyrës.

Dhe sikur pamja e tyre të mos ishte mjaftueshëm tmerruese, ato kanë kthetra më të mëdha sesa arinjtë e murrmë.

Kthetrat 7-8 cm të gjata janë më të mëdhatë në mbreterinë e zogjve, prandaj dhe ky zog është nga predatorët më të suksesshëm.

Ata vrasin brejtësa toke, majmunë madje edhe drerë. Shikimi i tyre është i mprehtë dhe me aftësitë e shkëlqyera të fluturimit mund të vrasin edhe gjahun në pemë.

Këto predatorë gjenden në pyjet tropikale të Amerikës së Jugut dhe aktualisht besohet se kanë mbetur rreth 50,000 prej tyre.

Shqiponjat ‘harpy’ perbëhen nga dy tipe kryesore, ajo amerikane dhe ajo Papuane, të cilat ne shume raste jetojnë së bashku në pyjet e ulëta tropikale.

 

FOTO GALERI
1/9
Ky shpend i fuqishëm predator që mund të arrijë deri në 1.5 metra lartësi, ka një gjatësi të hapjes së krahëve deri në 2.5 metra.

Top Channel