Automjeti i parë iu nënshtrua reciprocitetit me Serbinë në kufirin e Jarinjës mëngjesin e sotëm.
Qytetarja serbe, e cila po kalonte kufirin në ora 08:00 kur edhe filloi zbatimi i marrëveshjes së Brukselit, nuk deshi të flas.
Por, pas saj dhjetëra qytetarë të tjerë serb pa hezitim morën tiketat ngjitëse për t’i mbuluar simbolet shtetërore në targa.
“Kemi pas problem me tabelat provuese, është dasht me i be tjera fatura këtu tjera fatura ne serbi. Kështu qe ne këtë mënyrë e kemi shumë më lehtë dhe më mire. Procedura është shume e shkurtër rreth 10 minuta“, thotë një qytetar.
“Shumë mirë që është pastruar rruga, më mirë që u bë kështu sepse është dashur me ec në këmbë deri në kufi. Duhet të gjendet një zgjedhje sepse në këtë mes më së shumti populli vuan“, thotë një tjetër.
Për ta monitoruar procesin, Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sfeçla vizitoi Bërnjakun e Jarinjën.
Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për mbulimin e simboleve shtetërore me tiketa ngjitëse në targat e automjeteve erdhi pasi Kosova me 20 shtator mori vendim për reciprocitet me Serbinë, duke kërkuar që edhe qytetarët e tyre të përdorin në Kosovë tableta të përkohshme siç kërkonin autoritetet serbe për qytetarët e Kosovës.
Ky vendim u prit me rezistencë nga banorët serb në veri të vend, të cilët për 13 ditë bllokuan rrugët që qojnë në Jarinjë dhe Bërnjak.
Me qëllim të shtensionimit të situatës në veri të vendit, palët arritën marrëveshje të re në Bruksel, dhe si rezultat tiketat ngjitëse do të përdorën për 6 muajt e ardhshëm derisa grupet punuese të gjejnë zgjidhje të re.
Top Channel