Java nis me temperatura të larta, ja sa parashikohet të shënojë termometri sot Serat me domate të fermerëve në Berat dhe Fier këtë vit do të prodhojnë më pak domate.
Fermerët thonë se cilësia e dobët e fidanit kësaj herë prodhimin shqiptar do ta mbaj larg eksportit. Kokrrat e domates kalben para procesit të pjekjes. Për të shpëtuar prodhimin eksperti i mbrojtjes së bimëve Ejup Cota, thotë se çdo farë apo fidan që del në treg duhet të pajiset me një certifikat që të garanton cilësinë dhe origjinën.
EJUP COTA, ENTOMOLOG: ” Teknologjia e kultivimit të fidanëve është specifike për çdo varietet. Pra ti nuk mund të zbatosh të njëjtën teknologji për çdo varietet. Kanë teknologjinë e vet që nga momenti i përzgjedhjes së farës, përdorimi i dozës së plehrave dhe mënyrës së ujitjes , pra duhet një përkujdesje si një bebe. ”
Për të garantuar prodhim cilësor, entomologu Ejup Cota thotë se cdo far apo fidan të prodhimit buujqësor duhet të shoqërohet më një etiketë informuese ku në të të tregojë mënyrën e kultivimit të atij varieteti.
EJUP COTA, ENTOMOLOG: ” Në radhë të parë duhet përzgjedhja e farës së duhur dhe mbi të gjitha bashkëshoqrimi i etikes që tregon teknologjinë e çdo produkti. ”
Edhe pse fermerët prej tre javësh nga ministria e bujqësisë kërkojnë të mësojnë fajtorin e këtij prodhimi jashtë standardit deri më tani institucioni përgjegjës nuk ka reaguar.
Top Channel