“Infektimet po ulen“, Brataj: Nga nisja e shkollave mund të ketë rritje të rasteve, por jo kufizime

04/10/2021 20:01

Vijnë më në fund lajme të mira rreth situatës së covid dhe nga ekspertët tanë.

Shifrat e publikuara së fundmi kanë qenë në rënie  ndryshe ka ndodhur me humbjet e jetëve të cilat janë rezultat i dy apo tre javëve të mëparshme.

Por Dr Brataj thotë se pritet  një rritje e numrit të të infektuarve për shkak të fillimit të shkollave por kurrsesi nuk do të ketë ndryshim të masave kufizuese.

Brataj shpjegon se në muajin tetor duhet të nisë edhe vaksinimi ndaj virusit të gripit, fushatë e cila  zakonisht ka nisur në muajin tetor.

Top Channel