I dehur në timon, përplaset me një makinë tjetër, arrestohet 35-vjeçari

04/10/2021 14:40
Foto ilustruese

Një 35-vjeçar është arrestuar sot në qytetin e Bajram Currit, pasi u bë shkak i një aksidenti.

Shtetasi me iniciale F.N. po drejtonte automjetin teksa ishte në gjendje të dehur, ku është përplasur me një makinë tjetër.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë shtetasi F. N., 35 vjeç, banues në Bajram Curri. Ky shtetas, duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin e tij, është përplasur me një automjet tjetër, duke shkaktuar dëme materiale.

Top Channel