Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte i ftuar regjisori Eduart Grishaj, i cili zbuloi detaje nga shtëpia e Big Brother Vip.
Nga stafi i angazhuar e deri te teknologjia e fundit e përdorur, Edi e krahasoi relizimin e Big Brother Vip me atë të një ndeshje kampionati të futbollit.
I pyetur nga Bieta se cili mes tij dhe Arbanës ishte më i tensionuar ndërsa na ndajnë më pak se 24 orë nga nisja e Big Brother Vip, Edi përmendi emrin e moderatores.
“Mua nuk më konkurron njeri te qetësia, njihem si njeri me qetësi olimpike. Arbana është më e tensionuar, edhe në shtëpi kështu i kemi të ndarë rolet”, pohoi Grishaj.
“I them bëj vetveten se ti je më e mira”, shtoi më tej ai ndërsa Bieta e pyeti se çfarë bën për ta qetësuar.
Top Channel