Një 19-vjeçare shqiptare në Mal të Zi është vrarë nga bashkëshorti, ndërsa i plagosur ka mbetur babai i saj. Mediat në shtetin fqinj raportojnë se bëhet fjalë për Sheila Bakija.
Ndërkohë qytetarët e Malit të Zi kanë bërë thirrje për protesta ditën e sotme në orën 12 për vrasjen e saj.
Thirrjet për protestë janë bërë në rrjetet sociale, ku pjesë e tyre ka qenë edhe modelia shqiptare me famë botërore Emina Cunmulaj.
“Çohu malsi në këmbë se nuk kemi bija me na u vra. Çohu se sot është e dikujt tjetër, nesër mund të jetë në derën tënde” është një nga thirrjet për protestë.
Autori Ilir Gjokaj shkoi në banesën e familjes së Shejla Bakijas, duke qëlluar me breshëri arme këdo që i doli përpara. Plumbat i morën jetën 18-vjeçares Shejla Bakija, ndërsa mbeti i plagosur rëndë babai i vajzës.
Top Channel