I dashuri i brendosur i një vajze ka vrarë brutalisht një “masazhator pedofil” që e kishte përdhunuar atë gjatë një takimi të rremë që kishte organziaur në rrjetet sociale, kur vajza kishte qenë 15 vjeçe.
Studenti i filozofisë Lev Maslennikov, 18 vjeç, është arrestuar për vrasjen e 30-vjecarit Alexander Krizhanovsky, i cili ishte goditur më shumë se 45 herë me thikë nga i dyshuari.
Rusi Maslennikov dhe e dashura e tij armene Polina, tanimë 18 vjeçe, u ndaluan në aeroportin e Shën Petersburg teksa po largoheshin nga Armenia.
Policia tha se Maslennikov ka pranuar vrasjen dhe është dërguar në paraburgim në Rusi.
Ndërsa Polina, studente në Armeni, i tha policisë se nuk kishte dijeni paraprake për sulmin, qe kishte ndodhur pak para ditëlindjes së saj të 18-të.
Ngjarja ndodhi kur vajza i rrëfeu të dashurit të saj se Krizhanovsky e kishte përdhunaur kur ajo kishte qenë 15 vjeçe.
Por Maslennikov, me sa duket i prekur nga ngjarja, kishte krijuar një profil të rremë në rrjetet sociale me emrin e Polina me të cilin joshi Krizhanovsky në një “takim” ku i ngriti grackën duke e vrarë me thikë, thonë autoritetet.
Një mbledhës kërpudhash kishte gjetur trupin e Krizhanovsky në një zonë pyjore të Vsevolozhsk, pranë rajonit të Leningrad.
I riu i arrestuar është i biri i astro-fizikantit të njohur rus Dr Kirill Maslennikov.
Ndërsa viktima Krizhanovsky kishte punuar më parë si masazhator në qendra zhvillimi trupor apo kampe verore për të rinj.
Autoritetet ruse thanë se i dyshuari ka pranuar vrasjen që e kreu prej marrëdhënies personale armiqësore me viktimën. Ata shtuan se së shpejti ndaj tij do të ngrihen akuzat e sakta.
Top Channel