I riu vret me thikë masazhatorin përdhunues, që i joshi të dashurën në takimin e rremë (fotot)

02/10/2021 16:43

I dashuri i brendosur i një vajze ka vrarë brutalisht një “masazhator pedofil” që e kishte përdhunuar atë gjatë një takimi të rremë që kishte organziaur në rrjetet sociale, kur vajza kishte qenë 15 vjeçe.

Studenti i filozofisë Lev Maslennikov, 18 vjeç, është arrestuar për vrasjen e 30-vjecarit Alexander Krizhanovsky, i cili ishte goditur më shumë se 45 herë me thikë nga i dyshuari.

Rusi Maslennikov dhe e dashura e tij armene Polina, tanimë 18 vjeçe, u ndaluan në aeroportin e Shën  Petersburg teksa po largoheshin nga Armenia.

Policia tha se Maslennikov ka pranuar vrasjen dhe është dërguar në paraburgim në Rusi.

Ndërsa Polina, studente në Armeni, i tha policisë se nuk kishte dijeni paraprake për sulmin, qe kishte ndodhur pak para ditëlindjes së saj të 18-të.

Ngjarja ndodhi kur vajza i rrëfeu të dashurit të saj se Krizhanovsky e kishte përdhunaur kur ajo kishte qenë 15 vjeçe.

Por Maslennikov, me sa duket i prekur nga ngjarja, kishte krijuar një profil të rremë në rrjetet sociale me emrin e Polina me të cilin joshi Krizhanovsky në një “takim” ku i ngriti grackën duke e vrarë me thikë, thonë autoritetet.

Një mbledhës kërpudhash kishte gjetur trupin e Krizhanovsky në një zonë pyjore të Vsevolozhsk, pranë rajonit të Leningrad.

I riu i arrestuar është i biri i astro-fizikantit të njohur rus Dr Kirill Maslennikov.

Ndërsa viktima Krizhanovsky kishte punuar më parë si masazhator në qendra zhvillimi trupor apo kampe verore për të rinj.

Autoritetet ruse thanë se i dyshuari ka pranuar vrasjen që e kreu prej marrëdhënies personale armiqësore me viktimën. Ata shtuan se së shpejti ndaj tij do të ngrihen akuzat e sakta.

FOTO GALERI
3/3
Polina i tha policisë se nuk kishte dijeni paraprake për sulmin

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA