21/12 19:48
Moderatorja e ‘Për’puthen’, Bora Zemani ishte e ftuar në emisionin Goca dhe Gra, në Top Channel, nga ku ka pranuar se është totalisht single.
Bora u shpreh se është e angazhuar me shumë punë dhe koha që mbetet jashtë punës do mbetet për Arborin, djalin e saj, i cili ndodhet në klasën e dytë.
“Jam single. Edhe në këtë periudhë çuni është në një moshë delikate, do përkushtim, dhe unë jam e angazhuar për shumë punë. Gjithë ajo kohë e zënë me punë, koha tjetër e mbetur është për Arborin dhe s’ke kohë për gjë tjetër. Nuk më mungon me thënë të drejtën se po të doja e kisha gjetur”, tha Bora.
Top Channel