Kërcënohet deputetja shqiptare: Gabon rëndë ai që mendon se më frikëson! Hyrja ime në politikë ka një mision

01/10/2021 08:48

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ka zbuluar se ditët e fundit ka marrë kërcënime të ndryshme për shkak të angazhimit të saj në mbrojtje të drejtave të grave.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Matoshi i jep një mesazh të qartë të gjithëve duke i thënë se hyrja e saj në politikë ka një mision dhe nuk pranon të cenohet nga askush.

“Ditëve të fundit jam bërë cak i kërcënimeve të ndryshme për shkak të angazhimit tim në mbrojtje të drejtave të grave, sidomos ndihmës që po ju jap grave të cilat me vite kanë pësuar dhunë psiqike e fizike nga burrat e tyre.

Gabon rëndë ai që mendon që më frikëson, sepse hyrja ime në politikë dhe parlament ka një mision, i cili nuk do të pushojë para se çdo nënë, motër e grua ta fitojë lirinë dhe të drejtën e vet elementare njerëzore për të jetuar e lirë dhe e pacënuar nga askush”, shkroi Matoshi në Facebook.

 

FOTO GALERI
2/9

Top Channel