Reperi Lyrical Son, i cili përpiqet që të tregojë realitetin me projektet e tij muzikore ka folur në “Wake Up” në lidhje me planet e së ardhmes. Lyrical Son tregoi se po punon shumë fort me Mc Kreshën që të sjellë një album muzikor që pritet të jetë gati në fund të këtij viti.
“Albumi është drejt përfundimit. Besoj që brenda këtij viti do të realizohet. Po punojmë çdo ditë. Për gjysmë ore duhet të shkoj në studio sepse po punojmë intensitivisht me Mc Kreshën. Ne projekt e konsiderojmë albumin, jo një këngë”, tha Lyrical Son.
Ndër të tjera tregoi se ka pasur raste kur me Mc Kreshën nuk ka punuar mikrofoni në koncert dhe janë përpjekur që gjithçka ta realizojnë vetëm me një mikrofon.
“Ne nuk kemi fansa, ne kemi dashamirës. Gjithmonë kemi provuar që të jemi sa më natyral dhe original, të jemi sa më afër vlerës arkaike. Edhe në kushtet më të këqija, ne provojmë sërish të këndojmë live, edhe kur nuk ka punuar mikrofoni, e kemi bërë me një mikrofon. Gjithmonë kemi dëshiruar të jemi sa më afër publikut”, tha Lyrical Son.
Top Channel