Këshilli bashkiak i Vlorës bllokoi miratimin e vendimit që i hap dritën jeshile projektit për ndërtimin e landfillit modern të mbetjeve.
Këshilli bashkiak duhet vetëm të votonte shtimin e numrit të punonjësve, siç kërkon projekti, por gjithçka u bllokua. Jo zyrtarisht thuhet se kjo është bërë me urdhër politik. Agron Gjipali, sekretari në detyrë i këshillit nuk ka pranuar të diskutohet dhe as të votohet çështja e Landfillit.
Bashkia e Vlorës ka një kontratë me Ministrinë e Financave dhe KVF gjermane për ndërtimin dhe vendosjen në funksion të Landfillit të Vlorës. Në Kontratë pagat dhe punësimin e punëtorëve e mbulon Bashkia e Vlorës. KFVka kërkuar shtim të numrit të punonjësve në muajin Prill me qëllim trajnimin e tyre. Për shkak të pandemisë vendimi për shtimin e punonjësve u shty. Në fund mbledhja e Këshillit Bashkiak e përjashtoi këtë pikë të rendit të ditës.
Sipas Këshilltarit Grigor Dede vendimi për të mos votuar këtë pikë është politik.
Investimi prej 25 milionë euro, i nisur në Qershor të vitit 2020, zvarritet për shkaqe që s’kanë të bëjnë me mjedisin. Rreziku më I madh është prishja e kontratës me Bashkinë për mos plotësim të kushteve nga kjo e fundit.
Top Channel