Shtëpia më e famshme e të gjithë shqiptarëve do të rihapë zyrtarisht dyert në datën 5 tetor.
Data e shumëpritur është zbuluar nga vetë stafi i “Big Brother Vip” në rrjetet sociale të këtij produksioni që pritet t’i gozhdojë të gjithë shqiptarët përpara ekranit.
“Big Brother”, rikthehet pas 4 vitesh me një edicion special ku në qendër do të jenë personazhe VIP të cilët do të ndajnë me publikun çdo ditë e më shumë nga përditshmëria dhe stili i tyre i jetesës.
Ndryshe nga më parë, ky edicion do të shoqërohet çdo javë me nga dy spektakle të cilat do të garantojnë argëtim, emocion, lojra, debate dhe gjithë elementët e një show madhështor.
Personazhet VIP do të izolohen për 100 ditë në shtëpinë më të dashur të shqiptarëve, ku do të mësojnë të përshtaten me njëri-tjetrin dhe me kushtet e vendosura nga “Vëllai i Madh” me qëllim ‘rrëmbimin’ e çmimit final.
Top Channel