Kur një muzeum në Danimarkë i dha një artisti rreth 80,000 për të rikrijuar vepra të vjetra arti, asnjë nuk besonte se ai do të merrte paratë për prodhuar vetëm tablo të bardha boshe, duke thënë se “vepra e tij kryesore ishte vetë marrja e parave”.
Jens Haaning u pajtua nga muzeumi Kunsten Museum në Aalborg për një ekzibicion të quajtur ‘Work it Out’ (Bëj llogarinë).
Atij iu kërkua të riprodhonte dy vepra me kartmonedhat daneze krona dhe të ato evropiane euro, për të përfaqësuar rrogat vjetore në Danimarkë e Austri.
Por kur zyrtarët e galerisë hapën ambalazhin e veprave, ata gjetën vetëm dy kuadro të zbrazeta xhami dhe asnjë kartmonedhë brenda tyre.
Për më tepër, pako mbante një shënim ironik ku thuhej se Haaning kishte përvetësuar paratë për të krijuar një pjesë të re të artit kontemporam të quajtur ‘Merr paratë dhe mbathja!’.
Në një email për muzeumin, i cili është ekspozuar edhe ai pranë dy kuadrove boshe, autori thoshte: “Kam zgjedhur të krijoj një punim të ri për ekzibicionin, në vend të shfaqjes për 14 e 11-vjeçarët. Punimi bazohet dhe reagon ndaj konceptit të ekzibicionit që kishim planifikuar të shfaqnim fillimisht”.
Kunsten i ka kërkuar Haaning të kthejë paratë por ai ka refuzuar.
Drejtori i muzeumit Lasse Andersson, ka thënë se është i shtangur si gjithë të tjerët me këtë që ka ndodhur.
Muzeumi është mbledhur tashmë për të vendosur nëse duhet ta denoncojë në polici apo t’i japë ende kohë.
Në një intervistë me një radio vendase, Haaning konfirmoi se nuk kishte ndërmend të respektonte kontratën e tij. “Puna artistike është fakti që kam marrë paratë e tyre, nuk është vjedhje, është shkelje kontrate. Shkelja e kontratës është pjesë e punimit”.
Artisti vazhdonte më tej me pohimet shokuese: “Nëse je në një vend të ndryrë pune dhe të kërkojnë të të paguajnë për të shkuar në punë, atëherë merre çfarë të mundësh dhe mbathja”.
Top Channel