Putin “hileqari”: Çfarë i bëri Trumpit që ta hutonte në takimin e G 20-tës

29/09/2021 20:16

Një zyrtare e Shtëpisë së Bardhë pretendon se Vladimir Putin i bëri “një hile” Donald Trumpit në samitin e G20-tës ne 2019-tën.

Shefi i Kremlinit sipas saj, kishte marrë me vete një përkthyese shumë simpatike që të hutonte ish presidentin amerikan. Stephanie Grisham i bën këto pohime ne librin e saj të ri : “Do t’i përgjigjem tani pyetjes suaj, çfarë pashë tek Trumpi në Shtëpinë e Bardhë”.

Përkthyesja Daria Boyarskaya është shfaqur në shumë poza joshëse. Vetë Grisham e përshkruan si një “brune mjaft tërheqëse, me flokë të gjatë, fytyrë të këndshme dhe një trup të mrekullueshëm”. Ajo thotë se nuk ishte e vetmja që kishte dyshime se 36-vjeçarja ishte përzgjedhur nga Putini për t’i tërhequr vëmendjen Trumpit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov i hodhi poshtë të tilla pretendime.

Përkthyesit sigurohen nga ministria e jashtme me kërkesë të administratës presidenciale; Putini vetë nuk është i përfshirë dhe nuk ka asnjë lidhje me këtë proces”, deklaroi Peskov.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA