Ambasadori kinez Zhou Ding takon kryeparlamentaren Nikolla: Kina dëshiron zgjerimin e bashkëpunimit me Shqipërinë

29/09/2021 13:32

Ambasadori kinez në vendin tonë takoi sot kryetaren e re të parlamentit, Lindita Nikolla dhe kërkoi rritjen e bashkëpunimit midis dy shteteve.

Ambasadori Zhou Ding theksoi se Kina ka vullnetin e plotë për të zgjeruar bashkëpunimin me Shqipërinë si edhe rritjen e bashkëpunimit parlamentar midis të dy vendeve.

Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Kinës janë miqësore. Marrëdhëniet ekzistuese politike, midis qeverive e parlamenteve të të dy vendeve, mund dhe duhet të intensifikohen. Midis të dy vendeve ka edhe mundësi të pashfrytëzuara për për të zgjeruar bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar. Në Kuvendin e Shqipërisë do të formohet së shpejti Grupi i Miqësisë me RP të Kinës”, thuhet në njoftimin për shtyp të parlamentit.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, shtoi se “Kuvendi do të rrisë bashkëpunimin me Asamblenë Kombëtare Popullore të Republikës së Kinës dhe do të nxisë bashkëpunimin e gjithanshëm midis të dy vendeve dhe dy popujve tanë”.

Top Channel