Në fund të Luftës së Dytë Botërore, Sirëll Konroi ndërthur fatin e tij me një investim të mirëmenduar në prona të patundshme, i bindur se po e nxjerr familjen nga varfëria.

Biznesi i tij i parë zë fill me blerjen e shtëpisë holandeze, një prone luksoze në periferi të Filadelfias, me dëshirën për t’ia bërë edhe si surprizë gruas së tij. Por, kjo shtëpi pak e nga pak i sjell zhgënjimin fatal.

Bashkëshortja largohet nga shtëpia pa asnjë adresë duke e braktisur Konroin, vajzën dhe djalin që ishte ende foshnje. Mbas pak vitesh Sirëll ndrron jetë. Kur plagët e dhimbjes i kanë ende të hapura, Deni dhe motra e tij më e madhe Mivi, një vajzë inteligjente dhe me personalitet, pësojnë një tjetër dramë nga njerka e tyre. Edhe pse janë trashëgimtarët e vetëm, ajo i dëbon nga shtëpia e lindjes dhe motër e vëlla, të braktisur në batakun e varfërisë, duhet të përballen dita ditës me sfi dat e jetës.

“Shtëpia holandeze” është e vetmja pikë e orientimit dhe e nostalgjisë që i mban të lidhur me prejardhjen por edhe që i motivon ata në investimet e jetës. Ndërkohë, ashtu siç kishte ndodhur edhe me Sirëllin, si pa kuptuar kjo shtëpi i mban të lidhur në grackën e së shkuarës, duke mos i lejuar që ta hedhin atë pas krahëve…

Pavarësisht sukseseve që mund të kenë arritur në jetët e tyre, Deni dhe Mivi janë të qetë shpirtërisht vetëm kur janë me njëri tjetrin. Ata i rikthehen shpesh historive në shtëpinë e vjetër me humor por edhe me zemërim. Por mbas shumë vitesh, kur fati e sjell që të përballen me nënën e tyre që I kishte braktisur dhe ishte zhdukur pa asnjë adresë, marrëdhënia midis një vëllai të plotësuar dhe një motre të arsyeshme vihet në provë.

Pak fjalë mbi autoren

Ann Patchett ka lindur në Los Anxheles, Kalifomi. Është vajza e shkrimtares Jeanne Ray. Ka ndjekur shkollën e mesme në St. Bernard Akademi. Pas diplomimit, ndoqi kolegjin Sara Laurenc. Dhe më vonë, Ëorkshop-in e Shkrimtarëve në Universitetin e Ioëa-s si dhe Artet e Bukura në Provinstaun, Masaçusets ku shkroi romanin e saj të parë, Patron Saint of Liars. Është autore e shumë romaneve bestseller të Neë York Times të cilët janë përkthyer në më shumë se tridhjetë gjuhë. Është fituese e shumë çmimeve si: England’s Orange Prize, PEN/Faulkner Avcard, Harold D. Vursell Memorial Avcard nga Akademia Amerikane e Arteve dhe Letrave, Book Sense Book of’the Year, The Chicago Tribune’s Heartland Prize, The Ëomen ‘s National Book Association ‘s Avcard etj. Në vitin 2012 ajo u zgjodh nga revista TIME, si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë.

Të dhëna për librin

Titulli: Shtëpia holandeze

Autor: Ann Patchett

Përkthyes: Elisa Ivanaj

Shtëpia Botuese: OMBRA GVG

Botuar: 2020

Gjuha e publikimit: Shqip

Nr. faqe: 546

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA