“Martesa nuk mund të jetë burg”, Will Smith flet për marrëdhënien e hapur me bashkëshorten

28/09/2021 17:08

Aktori i njohur i Hollywood, Will Smith, ka folur për marrëdhënien e hapur me bashkëshorten Jada Pinkett gjatë një interviste për revistën “GQ”. Ai ka treguar se partnerja e tij nuk ka besuar kurrë në martesën tradicionale.

“Jada nuk besoi kurrë në martesën tradicionale. Jada kishte anëtarë të familjes që nuk kishin një marrëdhënie tradicionale. Kështu ajo u rrit në një mënyrë që ishte shumë e ndryshme nga ajo si unë u rrita” u shpreh Smith.

Ndër të tjera aktori 53-vjeçar thesoi se çifti, që kanë edhe dy fëmijë bashkë, Jaden dhe Willow, kanë besim dhe liri mes njëri-tjetrit pasi martesa për ta nuk mund të jetë një burg.

“I kemi dhënë besim dhe liri njëri -tjetrit, me besimin se secili duhet të gjejë rrugën e vet. Dhe martesa për ne nuk mund të jetë burg. Unë nuk e sugjeroj rrugën tonë për askënd. Por përvojat dhe liritë që i kemi dhënë njëri -tjetrit dhe mbështetja e pakushtëzuar, për mua, janë përkufizimi më i lartë i dashurisë”, u shpreh Will.

FOTO GALERI
4/9

Top Channel