Kjo ditë e parë e vitit të ri shkollor ngjante e njëjtë si e e hëna e 14 shtatorit të një viti më parë. Matje, temperaturë, mbajtje maskash, mësim me turne dhe nxënës që nuk njohin shokët dhe shoqet e klasës.
Teksa pandemia e Covid 19 për të tretin vit radhazi kufizoi oraret mësimore dhe i detyroi nxënësit që brenda ambienteve të shkollës të respektojnë masat anticovid, kur dalin jashtë saj ka ende grumbullime dhe zbatimi i masave anticovid është thuajse i pamundur.
Si asnjë herë më parë, ministria e arsimit nuk ka të dhëna zyrtare për numrin e nxënësve në arsimin parauniversitar që janë ulur në bankat e shkollës për vitin e ri shkollor 2021-2022. Interesimit të Top Channel i përgjigjen se këto të dhëna do të publikohen brenda javës pasi regjistrimi i fëmijëve në klasë të parë ende nuk është mbyllur për shkak të vështirësive me aplikimin online.
Top Channel