Mot i qëndrueshëm dhe temperatura të larta, parashikimi për këtë të shtunë
Dy vëllezër në Gjirokastër janë shpallur në kërkim sepse kanë dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht një person gjatë mbrëmjes së kaluar.
Gruaja e dhunuar është ish bashkëshortja e njërit prej djemve të shpallur në kërkim. Gjithashtu për motive të dobëta kanë qëlluar me mjet mprehës dhe dorezë hekuri shtetasin S. G., 33 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër jashtë rrezikut për jetën.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër shpallën në kërkim shtetasit F. S. dhe G. S.(vëllezër) pasi këta shtetas gjatë mbrëmjes së datës 25.09.2021, në një bar-kafe në lagjen “18-Shtatori”, Gjirokastër kanë dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht shtetasen O. S.(ish bashkëshortja e shtetasit F. S.).
Gjithashtu për motive të dobëta kanë qëlluar me mjet mprehës dhe dorezë hekuri shtetasin S. G., 33 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër jashtë rrezikut për jetën.
Vijon puna intensive për kapjen dhe ndalimin e shtetasve F. S. dhe G. S.”, njofton policia.
Top Channel