U ‘kap mat’ duke kultivuar bimë narkotike, arrestohet i riu në Mirditë

25/09/2021 11:09

Një 25 vjeçar është arrestuar nga policia në Mirditë, pasi u kap në flagrancë duke kultivuar bimë narkotike në Kodër Rrëshen.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në vijim të punës së pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të kultivimit të bimëve narkotike, pas informacioneve të marra në rrugë operative se në vendin e quajtur “Kodër Rrëshen, Mirditë, po kultivoheshin bimë narkotike, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasin J.J., 25 vjeç, banues në Rrëshen, Mirditë. Ky shtetas është kapur në kushtet e flagrancës, duke kultivuar bimë narkotike në Kodër Rrëshen, Mirditë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Top Channel