Njëri dhunon gruan e pajisur me urdhër mbrojtje, tjetri sulmon familjarët e ish-gruas, të rinjtë bien në prangat e policisë

25/09/2021 11:54

Policia e Tiranës ka arrestuar disa persona gjatë orëve të fundit.

Policia njofton se dy kushërinj, shtetasi R.M. dhe shtetasi L.P., janë vënë nën prangat e policisë pasi kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj familjarëve të ish bashkëshortes së shtetasit R.M.

Ndërkaq, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit L.P., policia i gjeti një armë të ftohtë, dorezë metalike.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve R. M., 31 vjeç dhe kushëriri i tij shtetasi L. P., 18 vjeç, pasi shtetasi R. M, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj familjarëve të ish-bashkëshortes së tij, ndërsa shtetasit L. P, gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua një armë e ftohtë(dorezë metalike)”, njofton policia.

Mes të arrestuarve është një 32-vjeçar, pasi ka dhunuar bashkëshorten e tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. B., 32 vjeç, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje”, thuhet në njoftim.

Top Channel