Hakerat sulmojnë Radio Televizionin Shqiptar, duan 300 mijë dollarë për rikthimin e arkivit

25/09/2021 17:06

Radio Televizioni Shqiptar është sulmuar nga hakerat, të cilët kanë kërkuar jo pak, por 300 mijë dollarë që tu rikthejnë arkivin.

Serverat e RTSH-së janë sulmuar nga individë ende të paidentifikuar përmes një sistemi hakerimi të quajtur ransomware, rreth dy javë më parë.

Hackerët kanë arritur ta enkriptojnë databasin e Radio Televizionit Publik, përmes rrjetit online.

Ata kanë kërkuar 300 mijë dollarë për t’i rikthyer materialin Radio Televizionit Shqiptar dhe për ta dekriptuar, por RTSH nuk ka pranuar ta paguajë asgjë, pasi shumica e database për fat të mirë ishin të kopjuar në një backup offline.

Si pasojë e këtij sulmi është dëmtuar vetëm një pjesë e arkivit digjital të Radio Tirana. Pjesa tjetër e arkivit të televizionit është rikuperuar.

Ky është sulmi i dytë kibernetik që ndodh brenda pak ditësh në faqet zyrtare të institucioneve publike shqiptare. Më herët, serveri i Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave ra pre e një hakerimi të ngjashëm.

Top Channel